Editorial / Mbajtja e procesit “Brdo-Brijuni” në Maqedoninë e Veriut – e kthen vendin në “shpëtimtare” të takimit të anuluar në Zagreb

Shkup, 19 maj, medial.mk/ – Kur Kroacia dhe Serbia nuk mund të merren vesht, e për pasojë një forum që mbledhë krerët e rajonit nuk mund të mbahet, në skenë del Maqedonia e Veriut, si teren neutral për të qetësuar përplasjet e tyre e mundësuar mbajtjen e të njëjtit.
Në vazhdën e iniciativës për mbajtje të qetësisë dhe dialogut në Ballkan, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e takimit të Brdo Brijunit në tetor, ka njoftuar dje Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova.

Ky takim pritej të mbahej në Brijuni në muajin maj, por u anulua pas përshkallëzimit të retorikës midis presidentit të Serbisë dhe atij të Kroacisë, shkruan “medial.mk/”.

Çfarë është procesi “Brdo-Brijuni”!
Procesi “Brdo-Brijuni” është një iniciativë politike rajonale e themeluar në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia. Objektivi i saj kryesor është një mundësimi i tavoline bisedimesh me shpresë të rritjes së bashkëpunimit rajonal me synimin e përbashkët për përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), zgjidhja e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura dhe nxitja e dialogut për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Iniciativa përfshin presidentët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova), së bashku me presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë si shtete anëtare të BE-së.
Udhëheqësit takohen të paktën një herë në vit në vende të ndryshme pritëse për të diskutuar sfidat kryesore gjeopolitike dhe socio-ekonomike.

Përveç integrimit evropian, diskutimet shpesh mbulojnë çështjet ekonomike, parandalimin e largimit të të rinjve, si dhe ndryshimet klimatike dhe tranzicionin e gjelbër.

Pse dështoi të mbahet takimi në Brijuni!
Presidenti kroat Zoran Milanoviq, në fund të muajit mars të këtij vitit, njoftoi se ka anuluar Samitin e Brdo-Brijunit, i cili ishte planifikuar të mbahej në maj në Kroaci.

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic më 30 Mars, njoftoi se ka vendosur që të anulojë forum rajonal të planifikuar të mbahet në Maj në kryeqytetin kroat Zagreb, pas pretendimeve të bëra nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiçi se Kroacia ka ndërhyrë në zgjedhjet komunale të 29 Marsit në Serbi dhe gjithashtu pretendimeve se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po formojnë një aleancë ushtarake kundër Serbisë, të cilat Milanovic dhe qeveria kroate i mohojnë.

Në reagim të këtyre akuzave të Vuçiçit, President kroat vendosi që të anulojë forumin e planifikuar për në maj.

Milanoviç tha se deklaratat e Vuçiç janë, siç tha ai, “në kundërshtim të plotë me objektivat e Procesit Brdo-Brioni, minojnë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore”.

“Nuk ekzistojnë kushte dhe vizita e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Republikën e Kroacisë nuk është e mundur”, ishte i prerë presidenti kroat.

Anulimi i samitit të paraparë për në Zagreb për këtë muaj, nxjerrë në pah ndjeshmërinë e vazhdueshme të marrëdhënieve politike në rajon, shkruan “medial.mk/”.

Maqedonia e Veriut “shpëtimtare”
Por nga Zagrebi tash i njëjti u lajmërua se do të thirret që të mbahet në në muajin tetor në Maqedoninë e Veriut.

Kjo zgjidhje erdhi si kompromis që mos të dështojë ky Samit që funksionon gati 13 vite dhe që kishte shërbyer si një proces që i dërgonte mesazhe bashkëpunimii Europës në lidhje me procesin e intergimit të Ballkanit Perëndimor.

Ajo që është e rëndësishme është fakti se në këtë Samit pritet të marrin pjesë të gjitha shtetet pjesëmarrëse, duke përfshirë edhe Serbinë e Kroacinë, midis të cilave janë nxehur “gjakrat”, por edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi.

Për Maqedoninë e Veriut, mbajtja e këtij Samiti është edhe një vlerësim pozitiv shtesë, sepse e njëjta pozicionohet si shtet stabil ku të gjithë presidentët e ndjejnë veten rehat dhe kanë mundësi lirshëm të bisedojnë e të shprehin pozicionet e tyre rreth të gjitha sfidave aktuale gjeopolitike.
Ballkani Perëndimor duhet të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në aspektin e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike, sepse rajoni ynë përballet me sfida sigurie që kërkojnë bashkëpunim të shtuar.

Institucionet e Maqedonisë së Veriut mbështet dialogun rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë elementë thelbësorë për ruajtjen e paqes, zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.

Presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të ulen në Maqedoninë e Veriut së bashku të diskutojnë gjëra që janë në interes të të gjitha palëve. Samiti duhet të shërbejë në interes të marrëdhënieve e fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe pajtimi, të cilat janë themelet e së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Prandaj, Ballkani Perëndimor ka nevojë për udhëheqës të përgjegjshëm dhe të guximshëm, të cilët do të jenë të gatshëm të marrin vendime të vështira për të mirën e popullit të tyre.

Procesi ‘Brdo-Brijuni’ mbetet një forum për besim dhe partneritet. Është një vend ku diskutohet e ardhmja evropiane e rajonit, prandaj Maqedonia e Veriut duke u bërë nikoqir i këtij Samiti shndërrohet në një pikë referimi për ngritjen e vetëdijes për një të ardhme që do të sjellë stabilitet, prosperitet dhe, mbi të gjitha, mundësi të reja për qytetarët e të gjithë Ballkanit Perëndimor, shkruan “medial.mk/”.

Leave a Reply