Zjarr në fshatrat Sonje dhe Dobri Doll të Shkupit, situata është nën kontroll

Shkup, 28 gusht – Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) njoftoi se sot, nga ora 12:00, pesë zjarrëfikës me dy automjete të zjarrfikësve kanë intervenuar në zjarrin e sipërfaqes së papërcaktuar në atarin e fshatit Sonje dhe Dobri Doll, në Komunën e Sopishtës.

 Zjarri ka përfshirë bimësin e ulët. Nga QMK-ja thonë se gjendja për momentin është nën kontroll.

Zjarrfikësit e Shkupit kanë intervenuar sot për shkak të djegies së mbeturinave dhe barit të thatë në Rrugën e Kaçanikut, afër Vizbegut.

Në 24 orët e fundit, në të gjithë territorin e vendit janë shënuar 37 vatra zjarri në ambient ​​të hapur, prej të cilave 29 janë shuar, tre janë vënë nën kontroll dhe pesë janë ende aktive.

Zjarre aktive ka në Komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Cërvena Voda, te vendi i quajtur Kërsta, në Komunën e Shtipit, në vendin e quajtur Jamularci, afër Penushit dhe në terrenin ushtarak Krivolak, në Komunën e Dibrës afër fshatrat Tatar Elevci dhe afër Mogorçës. Në Komunën e Çashkës zjarri është aktiv në drejtim të fshatit Stepanci dhe vendin e quajtur Kadiicë, në kufirin ndërmjet Komunës së Çashkës dhe Komunës së Dollnenit, ku digjet një pyll i përzier.

Nga shiu është shuar zjarri në Komunën e Çashkës në malin Mukos, në atarin e fshatit Omoran.