Ndalohet një person në Gostivar, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
Gostivar, 19 maj, medial.mk/ – SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person nga Gostivari, i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.
“Më 18.05.2026 në ora 21:10 në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallates kanë privuar nga liria personin V.A.(52) nga fshati Negotinë. Ai kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gostivarit për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal “prodhim dhe lëshim në qarkullim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./

