Zhvillimi dhe hapja e ekonomisë, me ndikim efektiv global
Në strategjinë e zhvillimit ekonomik për vitin e ardhshëm 2023, Kina do të fokusohet përn stabilizimin dhe zhvillim të qëndrueshëm ,në nxitjen dhe qarkullimin e mirë të përgjithshëm të ekonomisë, të realizohet rritja efikase e cilësisë dhe rritja e arsyeshme në sasi e ekonomisë, të shtohen përpjekjet për një nismë pozitive për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi modern socialist.
Kjo do arrihet përmes koordinimit më efikas të masave antiepidemike dhe zhvillimit ekonomik shoqëror. Kjo do të thotë që rimëkëmbja ekonomike e Kinës mund të përshpejtohet më tej dhe kështu që rritja ekonomike botërore do të kishte më shumë energji.

Pak ditë më parë, Kina publikoi “Programin strategjik për zgjerimin e kërkesave të brendshme 2022-2035”. Nëse Kina zgjeron kërkesat e brendshme, me siguri do të ofrohen më shumë shanse të mira për hyrjen e ndërmarrjeve të huaja në tregun gjigand të Kinës dhe do të nxitet më tej ajo që njihet si “tregu i Kinës është tregu i botës, është tregu i përbashkët dhe tregu për të gjithë”.
Gjatë vitit 2023 do të nxitet hapja me nivel të lartë me botën e jashtme, të shtohet hapja sistemore me rregullore, rregulla, menaxhim dhe standarde, duke tërhequr dhe shfrytëzuar me më shumë fuqi investime të huaja
Në 10 muaj eparë të këtij viti, Kina ka përdorur 44 për qind më shumë investime të huaja se në 2021-in. Një sërë masash mbështetëse në tregti, investime, shërbim dhe ekonomi digjitale do të ofrojnë hapësirë më të gjerë dhe më të sigurtë për investimet e huaja. Kohët e fundit, dhomat e tregtisë së Gjermanisë dhe Australisë në Kinë kanë publikuar rezultatin e një sondazhi, sipas të cilit shumica e kompanive të intervistuara janë shprehur optimiste për shanse dhe fitime në tregun kinez.


