Zhvillimi bujqësor i jep hov rigjallërimit rural

Pas fitores në luftën për çrrënjosjen e varfërisë absolute, Kina është gati tani për fazën e re të zhvillimit bujqësor e rural, duke bërë të tëra përpjekjet për rigjallërimin rural.

Në vizitën e tij në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore dhe Hennan të Kinës Qendrore, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për rigjallërimin e gjithanshëm rural dhe për përpjekje të intensive për të arritur modernizimin bujqësor dhe rural.

Sipas Ministrisë kineze të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, vjet të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve ruralë arritën në 18 931 juanë (afro 2 980 dollarë), me një rritje 9.7 %.

Përmirësimi i jetesës në fshat është pjesë e strategjisë së rigjallërimit rural. Sipas Hong Tianyun, zv.drejtori i Administratës Kombëtare të Rigjallërimit Rural, janë realizuar investime të mëdha vitet e fundit në këtë drejtim që kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë së jetesës në fshat.