Zhduket një vajzë në Suharekë, rasti po hetohet

Një vajzë është larguar nga shtëpia më 14.02.2025 dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar më 17.02.2025 në Suharekë.
Tutje thuhet se rasti është nën hetime.
“Suharekë 14.02.2025-13:00. Me 17.02.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.