Zhduket një burrë në Gjilan

Policia e Kosovës njoftoi se një burrë është raportuar i zhdukur në Gjilan.

Bashkëshortja e tij e ka raportuar në Polici se burri ka dalë nga shtëpia më 16 janar, por nuk është kthyer më.

“Më 17.01.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhje e tij, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.