Zgjedhjet 2025 – Numërohen 4 486 qendra votimi, PS kryeson me 52.39%

Deri në orët e vona të së hënës (23:40′) janë numëruar 4 486 qendra votimi nga 5 225 qendra votimi në mbarë vendin, sipas të dhënave më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë është në epërsi me 619 424 vota, duke përfaqësuar 52.39% të votave të vlefshme të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 404 601, që përbën 34.22% të totalit të deritanishëm.

Tabela  e plotë

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 404601
34.22 %
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 16254
1.37 %
3. Lëvizja Atdheu LA 1760
0.15 %
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 15228
1.29 %
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 619424
52.39 %
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 41530
3.51 %
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 2259
0.19 %
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 830
0.07 %
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 4686
0.40 %
10. Partia Mundësia MUNDESIA 34761
2.94 %
11. Partia Socialdemokrate PSD 41012
3.47 %