Zelenskyy do të takohet me Macronin dhe Scholzin në Paris

Pas vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në kryeqytetin francez, Paris.

Presidenca franceze ka konfirmuar se presidenti ukrainas do të takohet me Emmanuel Macronin, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Zelensky ka vazhduar të ushtrojë presion mbi aleatët perëndimorë duke kërkuar më shumë mbështetje për Ukrainën përpara një ofensive të re të mundshme të Rusisë.

Më herët sot, Britania e Madhe njoftoi se do të forconte mbështetjen e saj duke trajnuar ushtarët ukrainas për të pilotuar me aeroplanët luftarakë modern.

Këto vizita pa dyshim do të nxisin mbështetjen në secilin prej vendeve evropiane, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.