Zelenski, Sholc dhe Makron do ta hapin Konferencën e Munihut të sigurisë
Sot fillon Konferenca e Munihut e sigurisë me video-fjalim hyrës të presidentit ukrainas, Volodimir zelenski, si dhe me fjalime të kancelarit gjerman, olaf Sholc dhe presidentit francez, Emanuel Makron.
Tubimi vjetor i nivelit të lartë, që mbahet në Bavari, në Gjermaninë jugore, në të cilin diskutohet për çështjet kype të mbrojtjes, është nikoqir i përfaqësuesve nga 96 vende, lajmëroi DPA.
Fokusi kryesor i konferencës këtë vit është lufta ruse kundër Ukrainës, e cila po i afrohet përvjetorit të vet të parë, më 24 shkurt. Për herë të parë pas më shumë se 20 viteve, kryesia ruse nuk është ftuar.
Kristof Hojsgen, ish-këshilltar për politikë të jashtme të ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, për herë të parë këtë vit kryeson me konferencën. Vendimin për të mos e ftuar delegacionin rus e arsyeton me atë që nuk dëshiron t’u japë forum presidentit rus Vlladimir Putin dhe qeverisë së tij për propagandën e tyre.
Për dallim nga vitet e kaluara, liderët iranianë dhe përfaqësuesit e partisë ekstreme djathtiste gjermane Alternativa për Gjermaninë gjithashtu janë përjashtuar nga Konferenca.
Në mesin e pjesëmarrësve ka 40 shefa të shteteve dhe qeverive dhe pothuajse 100 ministra.
Në mesin e funksionarëve të lartë të clët do të mbajnë fjalime sot janë edhe përfaqësuesi më i lartë kinez për politikë të jashtme Vang Ji dhe nënpresidentja amerikane, Kamala Haris.
Për momentin ka tensione të larta mes SHBA-së dhe Kinës, pasi që SHBA-ja rrëzoi një balonë kineze mbi hapësirën ajrore amerikane javën e kaluar.
Sipas DPA, SHolc duhet të bisedojë me Makronin edhe për konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës.
Më vonë, që të dy duhet të tkaohen me presidentin polak, Andzhej Duda, në format të diskutimit të vjetër 30 vite, i njohur si Treshja e Vajmarit.

