Zelenski falenderon Pendarovskin për mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Shkup, 3 tetor – Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, mbrëmë në Twitter ka publikuar një postim ku njofton se nëntë shtete nga Europa Lindore, mes ët cilave edhe Maqedonia, mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO, informon Zhurnal.
Siç shkruan ai, këto vende kanë dënuar përpjekjet e Rusisë të anektojë territore ukrainase.
Zelenski ka falenderuar liderët e këtyre vendeve për veprimin e tyre, duke përfshirë edhe presidentët Stevo Pendarovski e Milo Gjukanoviç.
“Falendoj fqinjët tanë, vendet nga Europa Qendrore dhe Lindore për mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe dënimet e përpjekjeve të Federatës Ruse për aneksionin mbi territoret ukrainase”, ka shkruar Zelenski.
Ai ka precizuar se përskaj Gjukanoviçit e Pendarovskit, bëhet fjalë edhe për presidentët e Estonisë, Alar Karis, të Letonisë Egils Levits, të Lituanisë, Gitanas Nauseda, i Polonisë Andzhej Duda, i Romanisë Klaus Johanis, i Sllovakisë, Zuzana Çaputova dhe i Çekisë, Millosh Zeman./Zhurnal.mk

