Zbulohet bunkeri sekret i Putinit, merret vesh se çfarë ka brenda tij

Vladimir Putin ka një rrjet të fshehtë tunelesh nëntokësore që kalojnë nën strehën e pallatit të tij pranë Detit të Zi.

Putin e ka të ndërtuar një bunker të madh nëntokësor nën Pallatin Gelendzhik, sipas planeve të postuara në internet nga firma inxhinierike përgjegjëse për projektin, me një rrjet tunelesh të shtrirë rreth 50 metra nën sipërfaqe, shkruan The Independent

Kompleksi, i raportuar fillimisht nga Business Insider, mendohet se është ndërtuar për mbrojtje në rast revolucioni ose lufte dhe është ndërtuar përpara se Rusia të merrte Krimenë në vitin 2014.

Bunkerët duket se kanë një sistem ventilimi, kanalizim dhe furnizim me ujë të freskët.

Ekziston gjithashtu një bosht ashensori që lidh kompleksin me dy tunelet, siç tregohet në një diagram – dhe pjesa e poshtme ka një vendkalim për në plazh, si dhe rafte kabllosh që mund të përdoren për të sjellë energji elektrike dhe ndriçim.

Ndërkohë, daljet nga të dy tunelet mund të shihen në faqen e shkëmbit që ngrihet nga deti në pallat.

“Ky tunel ka të gjitha llojet e sigurisë,” tha inxhinieri i njohur Thaddeus Gabryszewski, për Business Insider. “Ka një sistem zjarri. Ka ujë, ka një kanalizim. Ky tunel i takon dikujt që ka nevojë të mbijetojë ose të shpëtojë.”