Zaev uron 17 majin me video nga protestat: Dita kur populli u çlirua nga prangat e njëmendësisë dhe dhunës

Shkup, 17 maj – Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka postuar në profilin e tij në Facebook një video nga protestat e 17 majit të vitit 2015.

“Qoftë e lumtur dhe epërjetshme dita e bashkimit për liri, dita e zërit qytetar, dita kur populli e çliroi ngjyrën e kuqe maqedonase nga prangat e njëmendësisë dhe dhunës. Le të rrojë 17 maji. Le ta ruajmë lirinë. Rrofshin qytetarët”, ka shkruar Zaev.

https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/533524378310814/