Xi: Sjellja e përfitimeve për njerëzit , është parimi themelor i qeverisjes

Presidenti kinez dhe lideri i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping theksoi objektivin e Partisë për përtëritjen e kombit kinez dhe angazhimin për paqen e zhvillimin e botës në kongresin kombëtar të Partisë që filloi të dielën në Pekin. Sjellja e përfitimeve për njerëzit është parimi themelor i qeverisjes, tha Xi. “Ne duhet të sigurojmë dhe përmirësojmë mirëqenien e njerëzve gjatë ndjekjes së rrugës së zhvillimit dhe të inkurajojmë të gjithë të punojnë më shumë së bashku për të përmbushur aspiratat e popullit për një jetë më të mirë”, tha Xi.

“Ne do të promovojmë barazinë e mundësive, do të rrisim të ardhurat e njerëzve me të ardhura të ulëta e do të zgjerojmë madhësinë e shtresës së mesme të popullsisë. Do të vijojmë të vendosim në plan të parë zhvillimin bujqësor e rural, të konsolidojmë e zgjerojmë arritjet në zhdukjen e varfërisë dhe të forcojë themelet e sigurisë ushqimore në të gjitha aspektet”, shtoi ai Kina do të punojë në mënyrë aktive dhe me maturi drejt synimeve të arritjes së kulmit të lëshimit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit, tha Xi Jinping . Kina do të përfshihet në mënyrë aktive në qeverisjen globale në përgjigje të ndryshimeve klimatike, theksoi Xi.

Xi Jinping-u theksoi modernizimin e sistemit dhe kapacitetit të sigurisë kombëtare të Kinës dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit shoqëror. “Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është një çështje e kinezëve dhe që duhet të zgjidhet nga vetë kinezët”, theksoi Xi. “Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ribashkimin paqësor me sinqeritetin më të madh dhe me përpjekjet maksimale, por nuk do të premtojmë kurrë që do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe rezervojmë mundësinë e marrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo drejtohet vetëm kundër ndërhyrjes së forcave të jashtme dhe pak separatistëve që kërkojnë ‘pavarësinë e Tajvanit’ e aktiviteteve të tyre separatiste dhe nuk synon aspak bashkatdhetarët tanë tajvanezë,” tha ai.

Sipas tij, Kina ka ngulur këmbë në synimet e politikës së jashtme të saj për paqen dhe zhvillimin e përbashkët të botës. Xi u bëri thirrje të gjitha vendeve të çmojnë vlerat e përbashkëta të njerëzimit për paqe, zhvillim, barazi, drejtësi, demokraci dhe liri, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe shkëmbimet midis popujve të ndryshëm.“Le të bashkëpunojmë për të përballuar të gjitha llojet e sfidave globale”, tha Xi. Sipas tij, Kina mbetet e palëkundur në ndjekjen e një politike të jashtme të pavarur e paqësore. Ajo gjithmonë i përcakton qëndrimet dhe politikat e saj në bazë të fakteve e të drejtësisë dhe ka bërë përpjekje për të ruajtur normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të mbrojtur drejtësinë dhe barazinë në arenën ndërkombëtare.

Xi theksoi po ashtu se Kina i përmbahet multilateralizmit të vërtetë dhe nxit demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, me synimin për ta bërë qeverisjen globale më të barabartë dhe më të drejtë. Kina është e vendosur në mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në qendër, të rendit ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetura në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.