Xhensila Myrtezaj merr vëmendje me stilin unik në imazhet e reja

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë filluar me mbrëmje e ahengje të njëpasnjëshme nëpër vende të ndryshme në trojet shqiptare.
Në këtë bën pjesë edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila është ndër yjet më të kërkuara në treg.
Ajo së fundmi mori vëmendje të madhe me dukjen atraktive në një nga paraqitjet e saj në koncert.
Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)
Nëna e një vajze shfaqet me plot stil në një palë pantallona me print zebre e një triko të shkurtër të zezë.
Pamjen e kompletoi me flokë kaçurrele e një palë syze të po të njëjtit lloj që e bënë të duket edhe më tërheqëse.
Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)
“Prit pak”, ka qenë përshkrimi krah fotografive referuar këngës së saj të re në bashkëpunim me reperin Lumi B.
Për një muaj, kjo këngë mblodhi 10 milionë klikime.