Xhaferi në Berlin takon Manuel Saracinin

Shkup, 18 maj – Në sesionin e pasdites të bisedave politike në suazat e vizitës studimore në Bundestag, delegacioni i Kuvendit realizoi takim me deputetin special të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë,  Manuel Saracinin.

Siç bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit, Saracini ka theksuar se si një deputet i mëparshëm dhe anëtar i Grupit të Bashkëpunimit me Parlamentet e Evropës Juglindore dhe rrjedhimisht, si deputet special për Ballkanin Perëndimor disa herë e ka vizituar rajonin dhe shumë mirë është i njoftuar me politikat publike dhe evenimentet politike në Maqedoninë e Veriut. E potencoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë në procesin e eurointegrimeve.

Saracini, siç qëndron në kumtesë, ka nënvizuar se procesi i hapjes dhe mbylljes së krerëve për anëtarësim në Union është i ndërlikuar dhe i vështirë dhe se me rëndësi të veçantë është që reformat të zbatohen në kohë në sferat konkrete që të lehtësohet procesi i tërësishëm në njërën anë, por edhe si një përfitim për qytetarët e shtetit

Kryetari  i Kuvendit Xhaferi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të padyshimtë nga Gjermania, e cila është dëshmuar edhe përmes faktit që sipas treguesve të këmbimit tregtar Gjermania është në vend të parë.

“Në raport me reformat që janë implementuar në shtet dhe suksesin e tyre – raportet pozitive nga viti 2019 janë shenjë se jemi në rrugë të mirë. Në raport me gjendjen gjeopolitike dhe agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës, Kryetari Xhaferi e theksoi miratimin e Deklaratës me të cilën si shtet e dënojmë agresionin dhe veprimet luftarake në Ukrainë, si edhe bashkëngjitjen ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe harmonizimin e tërësishëm me pozitat e Unionit, edhe pse nuk jemi anëtar i tij. Në këtë kontekst, prej BE-së nuk presim subvencione, por të reflektojë në përputhje me zhvillimin e evenimenteve në Kontinentin Evropian”, theksohet në kumtesë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se për momentin është e domosdoshme të gjetet bazë e përbashkët në negociatat me Bullgarinë dhe të ndërmerren hapa të cilat nuk do të kenë për qëllim të ndryshojnë apo korrigjojnë historinë, sepse ajo është pikërisht ajo – histori, e kaluar, a për momentin nevojitet të shihet dhe të punohet për ardhmërinë.