Vulin nxjerr “sekretet” e Dodik: Bashkimi i Serbisë ka filluar

Aleksandër Vulin paralajmëron se bashkimi i Serbisë është një proces që tashmë ka nisur dhe nuk mund të ndalet. Anëtari i Senatit të Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ish-drejtori i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë në Serbi e dha këtë koment duke folur për versionin ballkanik të Russia Today.
“Dita e nëntë janarit nuk është festë për Republikën Srpska, por për të gjithë serbët, kudo që jetojnë”, u shpreh ai duke pretenduar se Republika Srpska u fitua me armë dhe jo nga vullneti i fuqive të mëdha. “Republika Srpska dhe Serbia janë një, dhe serbët, kudo që jetojnë, janë një. Procesi i bashkimit ka filluar dhe ai thjesht nuk mund të ndalet”, nënvizon Vulin.