Vuçiq paralajmëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se në Kosovë nuk ka pasur krizë më të rëndë apo më të madhe.

Në tubimin e ftuar, ai ka bërë thirrje për unitet të serbëve.

Njëkohësisht Vuçiq paralajmëroi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet për situatën në Kosovë, shkruan kosovo-online.

“Sot, sikur qëllimisht e prisnin atë ditë, që një numër i konsiderueshëm burrash nga veriu të vinin në Beograd, nga Kosova dhe Metohia, për të sulmuar ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq”, tha Vuçiq.

“Nuk kemi pasur krizë më të vështirë dhe më të madhe në Kosovë. Pas këtij takimi do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Kosovën. Dhe, kam frikë, shumë të këqija, sepse e di me kë kemi të bëjmë”, shtoi presidenti serb.

Sipas tij, po vjen një periudhë e vështirë për serbët, sidomos në çështjen e Kosovës