Vuçiq dhe Pendarovski përshëndesin vendimin e KOS-it për pranimin e autoqefalisë së KOM-OA
Davos, 24 maj – Presidenti Stevo Pendarovski në Forumin Ekonomik Botëror në Davos pati një takim të shkurtër me kolegun e tij serb Aleksandar Vuçiqin, në të cilin e kanë përshëndetur vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për pranimin e autoqefalisë së KOM-OA.
“Me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuqin në një takim të shkurtër në Davos, bashkërisht e përshëndetën vendimin e KOS-it për pranimin e autoqefalisë së KOM- OA, si një hap në drejtimin e vërtetë”, publikoi presidenti Pendarovski. në profilin e e tij në Fejsbuk.
Paraprakisht, presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urime me rastin e vendimit të marrë nga kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe për pranim të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit, duke theksuar se ky është një lajmë i i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e vendit të besimit ortodoks.
Vendimi i Kishës Ortodokse Serbe, thekson më tej Pendarovski, do të kontribuojë për përmirësimin e padrejtësive historike dhe hapë mundësi për zhvillim të ri dhe të pangarkuar të Arqipeshkvisë së Ohrit.
Patriarku Porfirij pas shërbesës së sotme të liturgjisë së përbashkët me arqipeshkvin e Ohrit maqedonas, z.z. Stefanin në Kishën kryesore në Shkup, tha se Kuvendi i Kishës ortodokse serbe e bekon dhe miraton autoqefalitetin e Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit. Ai shtoi se Kuvendi i shenjtë i KOS-it i ka dhënë detyrë Sinodit, në bashkëpunim me arqipeshkvin Stefan dhe Sinodin e tij, të përpunojnë hollësi teknike-organizative, pas çka do të pasojë shpallja solemne e aktit zyrtar.

