Votimi nga jashtë – Janë numëruar 38 266 zarfa, PS në epërsi me 55.42 %

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit paraprake për votimin jashtë vendit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Deri tani janë numëruar 38 266 zarfa nga gjithsej 194,889 që pritet të mbërrijnë dhe përpunohen.

Rezultatet tregojnë një epërsi të ndjeshme të Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila ka marrë 21 054 vota, që përfaqësojnë 55.42 % të totalit të deritanishëm të votave të diasporës.

Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 10 760 vota (28.32%).

Tabela e plote:

Nr Subjekti Sigla Vota
1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 10760
28.32 %
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 916
2.41 %
3. Lëvizja Atdheu LA 48
0.13 %
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 241
0.63 %
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 21054
55.42 %
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 3129
8.24 %
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 221
0.58 %
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 15
0.04 %
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 96
0.25 %
10. Partia Mundësia MUNDESIA 1157
3.05 %
11. Partia Socialdemokrate PSD 355
0.93 %