VMRO-DPMNE për lapidarin në Sllupçan? A ka ky shtet kryeministër e institucione?

Shkup, 3 maj – Ku është Kovaçevski të komentojë lapidarin e BDI-së në Likovë? Pse fshati nuk ka rrugë të shtruar dhe nuk ka rrymë kualitative, por ka lapidar të gjatë 20 metra? Kështu fillon komunikata e sotme e VMRO-DPMNE-së opozitare, e cila si duket është acaruar me LSDM-në e BDI-në, pas lapidarit të ngritur gjatë ditës së djeshme në Sllupçan të Likovës, informon Zhurnal.

Nga kjo parti përmendin edhe shoqatën bullgare në Manastir, e që së bashku me lapidarin e UÇK-së në Sllupçan, paraqesin pengesë për maqedonasit.

“A ka ky shtet kryeministër e institucione? Vallë LSD në vend investimeve tani mbështetë ndërtimin e shtyllave dhe përmendoreve? Pse Likova nuk ka rrjet kualitativ rrugor, por ka shtyllë betoni të gjatë 20metra?

Pse Likova nuk ka rrymë kualitative por ka përmendore, a do t’i kthejë kjo përmendore të rinjtë që braktisën Likovën?

Premtuan Evropë, sollën shtylla betoni. Sa thasë me para LSDM dhe BDI do të vjedhin në emër të shtyllës në Likovë?” , pyesin nga VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk