VMRO-DPMNE paralajmëron masa të reja kundër pushtetit, nuk përjashtohen dhe protesta

Shkup, 16 maj – Sot në selinë e VMRO-DPMNE-së pritet të meren vendime të reja lidhur me veprimet e mëtejme politike të kësaj partie.

Pas tentimeve për të bllokuar Kuvendin, e të cilat sipas LSDM-së janë të pasuksesshme, VMRO tani si duket do të ndërmarë masa më radikale dhe do të fillojë me aktivitete të reja, përfshirë këtu dhe protesta masive.

Për këtë sot bëri të ditur vet lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski.

“Prisni, sonte kemi mbledhje të Komitetit Ekzekutiv, ne kemi atmosferë demokratike në vendimmarrje. Duhet të hapim debat të mund të dëgjojmë edhe anëtarët tjerë të KE dhe shumë shpejt do të dalim me dinamikën e aktiviteteve, gjithçka është në tavolinë përveç lëshimit të Kuvendit, këtë kënaqësi nuk do ta ketë ky pushtet, që të mund të kalojnë nga ligji për marihuanën e tutje”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

I pyetur nëse masat e reja përfshijnë protestat, kreu i VMRO-DPMNE-së u përgjigj shkurt duke thënë “Po”.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/5105594476191782