VMRO – DPMNE do ta mbështesë Projektligjin për stabilitet financiar por bllokada vazhdon

Shkup, 25 maj – Grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së do ta mbështesë Projektligjin plotësues për stabilitet financiar, për të cilën deputetët do të diskutojnë në seancën e sotme të 71-të plenare. Megjithatë, paralajmëruan se vazhdojnë me bllokadën aktive të Kuvendit dhe kërkojnë zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare për të dalë, siç theksuan, nga kriza ekonomike dhe financiare e paparë që nga pavarësia e vendit deri më tani.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët folën në seancën e sotme ishin unanim se kjo Qeveri nuk ka vizion, strategji dhe plan veprimi, fokusohet vetëm në agjendën partiake dhe është fajtori kryesor për inflacionin prej 10.5 për qind, për atë ekonomik, financiar, shëndetsor. Kriza arsimore…, për rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve bazë me të paktën 30 për qind, për 30 mijë vende të reja pune në administratë.

Në rendin e ditës të seancës janë raportet vjetore për vitin 2021 për punën e Këshillit Gjyqësor, Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, si dhe raportin e Avokatit të Popullit për nivelin e garantimit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe liritë në 2021.

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për propozimin për kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për interpelancën për punën e kryetares së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Sonja Mirakovska.

Në rend dite është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë, me procedurë të shkurtuar, si dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për mjedisin jetësor dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës.