Vidhte bizhuteri në Tiranë dhe i shiste në Kamëz, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka vjedhur bizhuteri dhe sende të ndryshme me vlerë në banesa të ndryshme në kryeqytet.

Sipas policisë, 39-vjeçari nga Laknasi rezulton të jetë dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dollari”, duke shitur bizhuteri të cilat i kishte vjedhur në banesën e një shtetasi.

Policia njofton se ka sekuestruar 11 ora dhe bizhuteri të tjera floriri, që dyshohen se janë vjedhur nga ky shtetas.

Në këtë operacion u procedua penalisht edhe pronarja e argjendarisë në Kamëz, e cila përvetësonte dhe shiste bizhuteritë e vjedhura.