Videloja “Witcher 3” u shit në më shumë se 40 milionë kopje
Project Red së fundmi ka mbajtur takim me investitorët, ku janë zbuluar disa informacione interesante rreth biznesit dhe shitjes së videolojërave.
Kjo kompani theksoi se franshiza The Witcher ka arritur të shitet në mbi 65 milionë kopje në mbarë botën. Gjatë këtij viti, vetëm Witcher 3 është shitur në mbi 40 milionë njësi, derisa më 2020 është regjistruar një shitje prej 30 milionë kopje te të dy lojërave.
Ishte pritur edhe një rritje më e madhe sa i përket shitjes së Witcher 3, por për fat të keq azhurnimi i lojëra nga konzola e gjeneratës së ardhshme është shtyrë për periudhë të pacaktuar.
Azhurnimin fillimisht e kishte zhvilluar Saber Interactive, por Project Red ndërkohë ndërpreu zhvillimin duke menduar të sjellë risi, që deri më tani nuk është parë.