Vet-aksident në Duhël të Suharekës
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2022/02/aksident-3-768x414-1-750x414-1-780x439-1.jpg)
Një vet-aksident ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Duhël të Suharekës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Telegrafin se një person ka kërkuar trajtim mjekësor.
“Në kilometrin e 45 të autostradës, afër Duhlës ka ndodhur një vet-aksident, një automjet i përfshirë, një person ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po trajtojnë rastin”, bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.