Vera e fundit e Evropës para dimrit të madh rus

Thithni rrezet verore deri sa të mundeni- një dimër i shkallës së plotë është duke marshuar drejt Evropës.

Madje, edhe teksa luftimet po vazhdojnë të ashpërsohen në Ukrainë, lufta është duke u bërë e ndjeshme përgjatë kontinentit, në formën e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, frikës për mungesë të gazit dhe shqetësimeve rreth situatës ekonomike.

Dhe me presidentin rus, Vladimir Putin duke shpërfaqur gatishmëri për ta përdorur ushqimin, gazin dhe fertilizatorët si armë në luftën kundër demokracive perëndimore të cilat po armatosin Ukrainën dhe po sanksionojnë Moskën, gjërat mund të përkeqësohen me një ritëm të shpejtë.

“Ishin dimrat e ashpër rusë që ndaluan Napoleonin”, tha eksperti politik, Ivan Krastev. “Ishin dimrat e ashpër rusë që ndaluan Hitlerin në vitin 1941. Tani ideja e Putin është që ta bëj dimrin e ashpër përbrenda Evropës”.

Teksa lufta po zgjatet- ose madje eskalon deri në egërsi- ekspertët po parashikojnë se qeveritë evropiane do të vihen nën presion nga të varfërit, të uriturit dhe nga votuesit e ftohtë.

Shtoni këtu një rritje të mundshme të fluksit të refugjatëve për shkak të krizës botërore të ushqimit, valës së nxehtit që po shkatërron tokën pjellore të Evropës dhe rrezikut të infektimeve të reja nga COVID-19 si dhe shkëputjes së zingjirëve furnizues këtë dimër- hamendja është e vogël se pse disa po pyesin se sa gjatë qeveritë perëndimore do të jenë në gjendje për ruajtur unitetin e tyre dhe gatishmërinë.

“Ju do të shihni më shumë presion nga evropianët që do të thonë: Le ta ndalim luftën tani”, tha Krastev, që udhëheq Qendrën për Strategji Liberale.

Një hulumtim i kryer gjatë pranverës dhe i mbikqyrur nga Parlamenti Evropian zbuloi se afër 60% e qytetarëve të Bashkimit Evropian thanë se ata nuk ishin në gjendje të përballonin rritjen e çmimeve të ushqimit ose të energjisë. Diku rreth 59% thanë se “vlerat evropiane si liria dhe demokracia duhen të jenë prioritete, edhe nëse këto kanë pasoja në çmime dhe në kostot e jetesës”. Por raporti theksoi se mbështetja më e lartë erdhi nga ata që kanë më shumë siguri ekonomike- dhe ra në më shumë se 50% në mesin e atyre që kanë vështirësi në pagesën e faturave.

“Ju mund të përfundoni me shumë njerëz që kanë mangësi në një mënyrë serioze si dhe me një numër të madh të njerëzve në rrugë duke protestuar ndaj humbjes së vendit të punës ose duke hedhur gurë në drejtim të politikanëve, protesta të llojit rrebelues Extinction Rebellion”, tha Tim Benton, drejtor i programit për ambient dhe shoqëri nga Chatham House.

Çështja është se deri në çfarë mase qeveritë evropiane janë të gatshme t’i kundërvihen një sulmi ekonomik rus?

‘Energjia si armë”

Si një eksportuese e madhe e ushqimit, plehut, gazit dhe naftës, Rusia zotëron një prani domethënëse në ekonominë evropiane. Kjo prezencë vetëm do të fitojë më shumë zë, teksa temperaturat bien dhe amvisëritë që kanë të ftohtë fillojnë të garojnë me prodhuesë për gaz natyror.

Deri më tani, 12 shtete të Bashkimit Evropian kanë përjetuar ndalje të plotë ose parciale të gazit rus. Dhe këtë javë, Rusia ndali gazsjellësin Nord Stream 1 që furnizon Gjermaninë me gaz- si dhe Franca, Italia dhe Austria- duke frustruar përpjekjet evropiane për të ndërtuar stoqe për dimër.

Mirëmbajtja e parashikuar pritet të zgjatë deri me 21 korrik, por në mesin e kryqyteteve ka shqetësime në rritje se Moska do të gjejë në shkak për të zgjatur shkyqjen, me gjasë pafundësisht.

Robert Habeck, Ministri gjerman i Ekonomisë, paralajmëroi këtë muaj se “një makth politik” që do të kërcënonte kohezionin shoqëror nëse furnizimet me gaz janë të pakta, këto furnizime duhen të racionalizohen nga Qeveria. Dhe të dielen, Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire tha se ai beson që “një ndërpreje e gazit rus” është “opsioni më i mundshëm”.

Në Gjermani, politikanët kanë përgatitur plane emergjente të kontingjentit të gazit që mund të diktonte se cilat kompani duhet të shkyqen së pari. Autoritetet lokale janë duke zvogëluar ndriqimet rrugore dhe duke zvogëluar temperaturat në pishinat në ambiente të hapura. Berlini gjithashtu është duke shqyrtuar një pako të shpëtimit 9 miliardë euro për gjigantin Uniper, importuesin më të madh të gazit në Gjermani.

Disa politikanë të Bashkimit Evropian kanë goditur me një vlerësim sfidues. “Putin e përdor energjinë si një armë dhe ai do të përpiqet të na ndajë, megjithatë pas sukses”, tha Komisioneri për Punë të Brendshme të BE-së, Thierry Breton.

Bashkimi Evropian ka miratuar ligje të reja, duke u bërë thirrje vendeve për të siguruar gazin në kohë për dimër, me rezervat që arrijnë deri në 62%. Por me gazjellësit alternativë tashmë të mbushur dhe me shtrëngimin e importeve të gazit natyral të limituar , ekziston një kapacitet i vogël për të zëvenduar një mungesë të mundshme- duke nënkuptuar se qeveritë do të detyrohen të kërkojnë nga konsumatorët të zvogëlojnë kërkesat ose të bëjnë ndërprerje sektoriale në mënyrë drastike.

Në rast të një ndërprerje ruse, politikanët me gjasë do të fillojnë të shkyqin sektorët joesencialë, siç është është sektori automotiv, i pasuar nga industritë e tjera, pastaj shërbimet sociale dhe në fund ngrohjes residenciale, sipas Simone Tagliapietra, një analist i lartë i energjisë nga Bruegel. “Kjo do të jetë një ngarkesë e madhe politike”, tha ai. “Unë mendoj se kjo do të jetë shumë sfiduese për qeveritë tona”.

Ata që do të jenë në vendin më të vështirë për të paguar faturat e tyre të energjisë do te jenë “më të pambrojturit”, tha Kieran Pradeep, koordinator nga grupi i koalicionit E Drejta për Energji. Por shumë evropianë nga klasa e mesme gjithashtu mund të futen në varfëri energjetike për herë të parë.

Duke shpenzuar një shumë disproporcionale të të hyrave në shërbime komunale mund të shkaktojë “ankth mental”, tha Pradeep. Por gjithashtu ajo mund të shpie drejt vetë-shkqyqjes nga njehësorët në disa vende siç është Mbretëria e Bashkuar- dhe duke vendosur veten e tyre në rrezik për t’u ngrirë deri në vdekje.

Rreziku që Putin do të ndalë gazin plotësisht për Bashkimin Evropian “është shumë i mundur”, sipas Alexander Gabuev, një njohës nga qendra Carnegie. “Putin shpreson që do të ndodhin më shumë protesta politike dhe atëherë do të shembet uniteti për Ukrainën”.

 ‘Plani i Putinit për urinë’

Në frontin e ushqimit, çmimet u rriten ndjeshëm pas bllokadës ruse të Ukrainës- një furnizues i madh i grurit dhe i vajit ushqimor. Çmimet e ushqimit në shkallë globale janë zvogëluar fare pak, por janë tejet të larta në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Dhe më e keqja mund të vie nëse çmimet e plehut – i ndërlidhur me koston e gazit natyror- qëndrojnë të larta në sezonet pasuese.

Çmimet e produkteve bujqësore në botë janë rritur për 30% që nga pushtimi rus, me inflacionin që ka arritur në 10% në çmimet ushqimore dhe të pijeve jo-alkoolike, sipas raportit të Bashkimit Evropian. Kostot e larta të plehut nënkuptojnë që fermerët rreth botës do t’i përdorin ato në mënyrë kursimtare, dhe prandaj do të gjenerojnë rendimente më të ulëta, me mundësi që të eskalohet deri në një krizë të blerjes deri në situatë emergjente të furnizimit në shkallë të plotë.

Çmimet e ushqimit nuk pritet që të bien nga nivelet e larta të tanishme deri në dhjetorin e viti 2023, tha Beata Javorcik, shefi ekonomik i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim.

Si një eksportuese e rrjetit të ushqimit, Evropa është më mirë e izoluar se sa vendet e varfëra në Afrikë dhe në Lindje të Mesme, kur qeveritë janë më shumë të varura ndaj importeve ruse dhe ukrainase të grurit dhe ku konsumatorët shpenzojnë më shumë proporcione të rrogave të tyre për të qëndruar të ngopur.

“Me siguri që unë nuk do të parashikoja se ne do të shohim uri në Evropë, por sigurisht që çmimet mund të rriten edhe më tutje”, tha John Baffes, një ekonomist i lartë nga Banka Botërore.

Në shkallë globale, sistemi ushqimor është duke u luhatur në qoshe të mbrehta të thikës: shifrat e fundit të Kombeve të Bashkuara tregojnë se numri i njerëzve që vuajnë nga uria u rrit për 50 milionë në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020 që numri mund të rritet vetëm në rast të shpërthimit të luftës në mes dy hambarëve.

Deri në 17% të kalorive tregtare të botës janë bllokuar për shkak të kontrolleve të eksportit të vendosur nga qeveritë oportuniste ose të frikësuara, tha Javorcik. Nëse Rusia vendos një ndalim strikt të eskportit të grurit në një vit kur ajo po pret të korrura të bollshme kjo mund t’i përkeqësonte gjërat në mënyrë të konsiderueshme. Sipas disa raporteve, Rusia në mënyrë të qëllimshme ka shkatërruar fusha të grurit në Ukrainë këtë muaj teksa ka filluar fushata e korrjes.

Rasti i skenarit më të keq nga një pikëpamje evropianë është që nëse kriza ushqimore nxit një valë të re të migrimit masiv, duke vendosur edhe më shumë presion ndaj sistemeve politike. Analistët, përfshirë kreun e Programit të Ushqim në Botë, David Beasley, kanë vendour paralele në mes kohës së tashme dhe trazirave mbi çmimin e bukës që i paraprinë Pranverës Arabe të vitit 2011.

“Plani i Putinit për urinë është… të nxisë refugjatë nga Afrika Veriore dhe nga Lindja e Mesme, zona që zakonisht ushqehen nga Ukraina”, tha historiani Timothy Snyder, që shkruajti më herët këtë muaj: “Kjo do të gjeneronte jostabilitet në Bashkimin Evropian”.

‘Kriza shumëvjeçare’

Presioni rus nuk mund të vinte në një periudhë më të keqe për kontinentin.

Evropa është ende duke u lëkundur nga efeket e pandemisë, kur mbylljet e sektorëve të ekonomisë dëmtuan rëndë ekonominë globale. Pasi dy viteve të tronditjes, ringjallja- deri në shkallën që ishte më parë- është penguar nga ndërprejet e zingjirit furnizes dhe shqetësimeve mbi efektët e luftës. Një efekt tjetër pasues pritet nga Banka Qëndrore Evropiane, që pritet të rris shkallët e interesit në javën e ardhshme- që është rritja e parë pas më shumë se një dekade- për të luftuar inflacionin goditës të eurozonës.

Shenjat e një ngadalësimi ekonomik tashmë janë të dukshme, me zvogëlimin e prodhimtarisë për herë të parë në dy vite në qershor dhe me sektorin shërbyes që gjitashtu është ngadalësuar, sipas një analize biznesore. “Rritja ekonomike e Eurozonës është duke treguar shenja të lëkundjes”, tha ekonomisti Chris Willimson nga S&P Global.

Tani për tani, Komisioni Evropian insiston që Bashkimi Evropian mund të shmangë një recesion, por pranon se rritja është fragjile dhe blloku është tejet i prekur nga inercioni i vitit 2021. Një shkyqje totale nga gazi me gjasë do ta shtyente bllokun drejt një recesioni, e pranon Komisioni.

Madje edhe para se inflacioni dhe mungesat filluan të dilnin në pah, një anketë në 10 vendet e Këshillit të Evropës për Marrëdhënie të Huaja, shpalosi se evropianët janë të ndarë sa i përket kursit të veprimit, me 35% që favorizojnë një paqe sa më shpejtë që është e mundur, qoftë edhe me koston e koncesioneve ukrianase dhe 22% besojnë se disfata e Rusisë është e vetmja rrugë drejt paqes.

Sfida për ata që kërkojnë të ruajnë kursin e tanishëm do të jetë të bëjnë çfarë të munden për të zhvlerësuar presionin e Putinit, ndërsa i shpjegojnë votuesve se kjo është ajo se çfarë mund të bëjnë.

Komisioni Evropian ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së energjisë “në të gjitha mënyrat e jetës së përditshme”, por vë në pah se përgjegjësia bie mbi qeveritë kombëtare për t’ia kumtuar këtë qytetarëve të tyre.

“Ju nuk mund të dëgjoni Komisionin Evropian të iu thotë njerëzve se sa kohë të shpenzojnë në tush, kjo do të ishte një sfidë për përforcimin tonë”, tha zëdhënësi i BE-së, Tim McPhie.

Për shumë evropianë, zvogëlimi në konsumim nuk do të jetë në zgjidhje, teksa çmimet e rritura i detyrojnë ata të zgjedhin në mes ushqimit dhe ngrohjes në shtëpitë e tyre. Në Belgjikë, faturat e shërbimeve u rritën në mënyrën më të shpejtë në BE – deri në 65.5%- krahasuar me majin e vitit 2021. Pjesërisht si rezultat i kësaj, njerëzit janë duke u drejtuar drejt bankave ushqimore “në nivele të papara”, tha Jozef Mottar, një koordinator nga Federata Belge e Bankës Ushqimore.

Nëse sulmi i Putinit tejkalohet, evropianët me gjasë duhet të mësohen të udhëtojnë më pak, të shpenzojnë më me kujdes në ushqim dhe të vishen më trash në vend se ta lëshojnë termostatin. Dimri rus, kur të vie, duket se do të zgjasë.