Veprimet pas inspektimit në vendngjarje pas shkëmbimit të zjarrit të djeshëm me armë në Bit Pazar

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu një inspektim në vendngjarje pas shkëmbimit të zjarrit të djeshëm me armë pranë Bit Pazarit, njoftoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga vendngjarja janë mbledhur gjurmët e ekspertizës. Mbi trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.

Me urdhër të prokurorit publik, shtohet në kumtesë, po sigurohen pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga objektet përreth. Po jepen të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar plotësisht ngjarjen.