Vendimi i zgjuar nga administrata Trump që do t’i mbaj telefonat tuaj të sigurt

Dje, organizata jofitimprurëse e njohur si MITRE pa se i skadon kontrata me qeverinë amerikane.

Kjo është e rëndësishme sepse MITRE është organizata që drejton programin CVE (Common Vulnerabilities and Exposures) që ruan dhe katalogon dobësitë globale të sigurisë kibernetike.

Dhe u lejon kompanive të mëdha të teknologjisë si Apple, Google, Microsoft dhe të tjera, të monitorojnë këto dobësi dhe t’i rregullojnë ato.

Bëhet e ditur se MITRE varet nga financimi nga qeveria federale e SHBA-së për të mbijetuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në epokën aktuale të DOGE (Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë), nisma e qeverisë e krijuar nga një urdhër ekzekutiv ka eliminuar vendet e punës dhe madje ka ndaluar ato që DOGE mendon se janë shpenzime të kota.

Kështu, administrata Trump mund të kishte vendosur t’i jepte fund programit.

Një veprim i tillë do të “festohej” nga hakerët dhe sulmuesit kibernetikë, të cilët përfitojnë nga të metat e softuerit dhe harduerit për të vjedhur paratë tuaja.

Por, drejtori I MITRE në Qendrën për Sigurimin e Atdheut, Yosry Barsoum ka njoftuar se qeveria ka zgjatur kontratën e saj me organizatën.

Kështu, siç vuri në dukje Barsoum, nuk do të ketë “ndërprerje në shërbim”, pasi zgjatja e kontratës siguron që programi CVE do të vazhdojë, të paktën deri në skadimin e kontratës së re.

Fatkeqësisht, nuk dihet për sa kohë.

Ndryshe, CISA (Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës) nuk dha një arsye pse qeveria priti kaq gjatë për të vazhduar kontratën e MITRE

Ndonëse mund të mos ndërveproni me programin ose madje të mos e dini se ekziston, ai i ndihmon studiuesit dhe ekspertët e tjerë të sigurisë të gjejnë dhe rregullojnë dobësitë përpara se ato të zbulohen dhe shfrytëzohen nga sulmuesit kibernetikë.