Vdes një person në QKUK, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës njofton se të hënën ka vdekur një person që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte duke u trajtuar aty për shkak të një rasti që kishte ndodhur 10 ditë më parë në Istog.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.

“Istog, 08.04.2022 – 14:18. Më 18.04.2022 nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e një rasti që kishte ndodhur ditë më parë, ka vdekur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.