Vdes një grua një Hawaii pasi u sulmua nga peshkaqeni
Një grua nga Washingtonit derisa po zhytej në Hawaii është sulmuar nga një peshkaqen.
Gruaja 60-vjeçare, emri i së cilës nuk u bë i ditur, u pa për herë të fundit më 8 dhjetor sipas Departamentit të Tokës dhe Burimeve Natyrore të Havait të premten. Megjithëse trupi i saj nuk është gjetur, zyrtarët arritën në përfundimin se gruaja u vra nga një sulm peshkaqeni.
Ndërsa burri i saj i tha policisë se ai u ndesh me një “peshkaqen agresiv” derisa po notonte rreth 50 metra larg plazhit. Ai tha se, ai dhe gruaja e tij nuk po zhyteshin pranë njëri tjetrit në det, mirëpo vuri re peshkaqenin. Njëkohësisht, njerëzit në plazh filluan ta paralajmëronin atë që të dilte nga uji, sepse ata vërtetuan që diçka e çuditshme po ndodhë.
Një dëshmitar okular në plazh, tha se pa një peshkaqen të madh dhe u përpoq të paralajmëronte çiftin. Menjëherë pas kësaj, dëshmitari thirri Policinë.

