Vdes 23 vjeçarja nga Saraçina pasi katër ditë më parë u godit nga një BMW në Tetovë

Shkup, 19 gusht – Në Qendrën Klinike në Shkup ka vdekur 23 vjeçarja T.R nga Saraçina e Tetovës e cila u godit nga një veturë në Qendër të Tetovës më datën 15 gusht, informon Zhurnal.

Ajo u lëndua rëndë kur atë e goditi një veturë e tipit BMW e drejtuar nga një 49 vjeçar nga Reçica e Madhe. Ajo urgjentisht atë natë u transferua në Shkup./Zhurnal.mk