Vdekja e 16-vjeçarit pasi u qëllua nga policia, vijojnë protestat në Greqi
Vrasja e 16 vjecarit rom në Selanik nga policia, ka sjellë revoltën e qytetarëve dhe ngritjen e tyre në protesta të dhunshme.
Adoleshenti rom u qëllua në kokë më 5 dhjetor, nga një oficer policie, kur u largua pa paguar karburantin e kamionit të tij. Djali u mundua të arratisej kur policia po e ndiqte, pasi ishin lajmëruar nga një punonjës i pikës së karburantit se 16 vjecari ishte larguar pa paguar faturën prej 20€.
Giannis Oikonomou, një zëdhënës i qeverisë greke u shpreh kështu: “ Vlera e jetës së njeriut nuk mund të matet kurrë me asnjë shumë parash”
Protesta të shumta pati pas asaj të hëne, në Athinë dhe Selanik. Shumë të rinj marshuan në qendër të Athinës disa ditë më parë, duke shprehur bashkërisht revoltën e tyre. Oficerët grekë ishin të bashkuar dhe në gatishmëri për të shmangur incidente të tjera.
Kështu shkruhej në një nga pankartat që qytetarët ngritën: “E qëlluan sepse ishte rom.” Pra, ata besojnë që vrasja ka ardhur si pasojë e etnisë së tij. Romët janë pakica më e madhe etnike në Evropë, me deri në 12 milionë që jetojnë në të gjithë kontinentin. Dhjetëra mijëra jetojnë në Greqi, shumica e tyre në kushte nën kufirin e varfërisë.
Adoleshenti ndërroi jetë sot, pas disa ditëve në gjendje të rëndë. “Pavarësisht përpjekjeve të palodhura të stafit mjekësor dhe infermieror, pacienti vdiq sot në orën 10:10 të mëngjesit”, thuhet në deklaratën e spitalit.
Oficeri që u bë shkak për këtë incident është arrestuar dhe ka filluar një investigimim për ngjarjen. ” I shpreh mbështetjen dhe keqardhjen time të thellë familjes”, postoi sot në Twitter Ministri i Mbrojtjes Takis Theodorikakos.
Është padyshim një ditë e zezë për Greqinë, dhe që do të mbahet mend gjatë.

