Vazhdojnë protestat në Peru

Dhjetëra protestues dje u përpoqën që ta pushtojnë aeroportin Inka Monko Kapak në afërsi të kufirit me Bolivinë, por u parandaluan nga policia e cila përdori gaz lotsjellës.

Dy javë pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen pas arrestimit dhe rrëzimit të ish-presidentit Pedro Kastilo, ku e humbën jetën 22 persona, vazhdojnë protestat kundër presidentes aktuale, Dina Boluarte.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentes Boluarte, shpërndarjen e Kongresit, ndryshimet kushtetuese dhe lirimin e ish-presidentit Kastillo, i cili ka kaluar 18 muajt e fundit në paraburgim në pritje të gjykimit. Ai dyshohet se ka tentuar ilegalisht të shpërndajë Kongresin gjatë mandatit të tij.