Uria në Burkina Faso, disa banorë hanë vetëm gjethe
Disa banorë në Burkina Faso hanë vetëm gjethe me javë të tëra, deklaroi zëvendës sekretari i përgjithshëm i KB-së për Çështje Humanitare Martin Grifits për situatën në atë vend, të cilin e vizitoi.
“Rritja e pasigurisë dhe bllokadave në shumë zona kanë çuar në izolimin e disa komuniteteve dhe rritjen e urisë”. Punonjësit humanitar po përpiqen të arrijnë ata njerëz që kanë nevojë për ndihmë”, tha Grifits në një deklaratë me shkrim pas vizitës së djeshme.
“Një e katërta e pesë milionë banorëve të Burkina Fasos kanë nevojë urgjente për ndihmë. Ky numër është 40 për qind më i lartë se në fillim të vitit”, shtoi Grifits.
Për të siguruar atë ndihmë nevojiten 805 milionë dollarë, për të cilat ka një plan, por më pak se një e treta e kësaj shume është mbledhur.
Vizita e Grifits vijoi pas grusht shtetit të dytë në vend për më pak se nëntë muaj. Në konflikte të ndryshme të armatosura këtë vit humbën jetën 3200 persona, dy herë më shumë se vitin e kaluar
Grifits arriti të vizitojë qytetin verior të rrethuar Xhibo, me një popullsi prej 370,000 banorësh, ku fëmijët po vdesin nga uria.

