Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës në akset rrugore Shkup – Petrovec, përgjatë Vardarit dhe nga Strumicë deri në vendkalimin kufitar Novosellë

Shkup, 5 janar – Paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 50 m deri në 100 m në mëngjesin e sotëm ka në aksin rrugor  Shkup – Petrovec dhe përgjatë Vardarit, ndërsa dukshmëria është deri në 50 m ka nga Strumica drejt VK Novosellë.   

 Siç bën të ditur DPHM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht nëpër   rrugë të lagështa.   Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.