U rrëzuan dy aeroplanë të forcave ajrore indiane, një pilot e ka humbur jetën

Dy aeroplanë të aviacionit ushtarak indian u rrëzuan sot, me ç’rast jetën e ka humbur një pilot, kumtoi Aviacioni ushtarak.

“Aeroplanët kanë qenë në mision rutinor për stërvitje. Një nga tre pilotët e humbi jetën. Është dhënë urdhër për hetim që të zbulohet shkaku për fatkeqësinë”, thuhet në kumtesë.

Fatkeqësia ka ndodhur në afërsi të qytetit Gvalior në shtetin Madja Pradesh.

Forcat ajrore nuk saktësuan për çfarë tipi të aeroplanëve bëhet fjalë, por mediumet publikuan se bëhet fjalë për aeroplanë Suhoi-30 dhe Mirazh 2000.