U përplas në portën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Departamenti i Policisë së Uashingtonit tha se automjeti u përplas në barrierat e  sigurisë në kryqëzimin e Rrugës 15 dhe Pensilvanisë Avenue.

Një shofer humbi jetën pas përplasjes në portën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë të shtunën mbrëma. Ngjarja po hetohet si aksident dhe nuk ka asnjë kërcënim për rezidencën e presidentit amerikan Joe Biden, thanë autoritetet.