Turizmi kulturor dha shenja rigjallërimi në Shqipëri
Turizmi kulturor, sektori më i goditur në Shqipëri nga pandemia dha shenja rigjallërimi vitin e shkuar.
Rihapja e siteve arkeologjike bëri që 2021-shit të rreth 424 mijë vizitorë të huaj dhe vendas të vizitonin objektet e trashëgimisë kulturore, shifër kjo 2.2 herë më e lartë se ajo e shënuar në vitin 2020, megjithëse 60 për qind më e ulët se 2019-a.
Për eksperten e trashëgimisë kulturore, Ilda Mara ky sektor mbart një potencial të madh dhe për t’u shfrytëzuar duhen rritur investimet dhe promovimi.
Të dhënat ndër vite nga Ministria e Kulturës tregojnë se numri i turistëve që vizitojnë objektet arkeologjike, ndonëse ka pësuar rritje në 7 vitet e fundit, vijon të mbetet në nivele të ulëta krahasuar me potencial që ofron.