Turistit iu bllokua makina në një rrugicë në Greqi
Të vozitësh me makinë në vendet që nuk i keni frekuentuar më parë mund të jetë stresuese, veçanërisht kur jeni me pushime.
Mosnjohja e rrugëve, dhe rregullave mund të çojë në konfuzion dhe ankth, me një situatë të tillë u përball një turist në Greqi të premten e kaluar, i cili mbeti me makinën e tij në një rrugë të ngushtë.
Shoferi i një Nissan Micra të vogël bëri një kthesë të gabuar në një rrugicë të ngushtë. Ai i bëri gjërat shumë më keq, duke vazhduar ta voziste atë, e duke e futur Nissan-un midis dy mureve të bardha, transmeton Telegrafi.
Incidenti ndodhi të premten e kaluar, para festës së Pashkëve Ortodokse në Mesaria të Santorinit.
Faqja e kësaj komune postoi në Facebook fotografinë e makinës së bllokuar se paralajmëroi njerëzit se nuk do të mund ta hiqte menjëherë për shkak të festave dhe gjendjes së automjetit.

