Trençevska realizoi takim me pensionistët nga komuna Probishtip
Shkup, 4 maj – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska gjatë vizitës së sotme në Probishtip, së bashku me kryetarin e komunës Dragan Anastasov, realizoi takim me pensionistët e komunës, në Klubin e pensionistëve.
Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale temë e bisedës ishin ndryshimet e fundit në Ligjin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, të cilat hynë në fuqi në mars të vitit 2022, dhe me të cilat u vendos mënyrë e re e harmonizimit të pensionit.
Ministrja i informoi pensionistët se sipas analizave të bëra, nga Ministria e Financave, harmonizimi sipas ndryshimeve ligjore do të kontribuojë drejt rritjes së pensioneve për të paktën 6 për qind.

