Trençevska në Strumicë: Avancojmë të drejtat dhe shërbimet nga mbrojtja sociale në përputhje me nevojat e qytetarëve

Strumicë, 23 maj – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska gjatë vizitës së sotme në Strumicë e filloi me mëngjes të përbashkët me shfrytëzuesit në njësit banesore në të cilat me procesin e de-institucionalizimit janë zhvendosur nga Enti “Banja Bansko”.

“Procesi i de-institucionalizimit e përmirëson kualitetin e jetës së personave me aftësi të kufizuara. Shfrytëzuesit që në këtë proces janë zhvendosur në banesa, jetojnë me mbështetje, duke përdorur shërbimet për asistim personal sipas nevojave të tyre”, deklaroi Trençevska.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska nënvizoi se MPPS-ja vazhdon të punojë në drejtim të avancimit të jetës së të gjithë qytetarëve, duke mos bërë dallime se për çfarëdo lloj rreziku social bëhet fjalë.