Tre persona nga Gostivari kanë kaluar kufijtë edhe pse kanë pasur vendime për karantinë

Gostivar, 16 gusht – Tre persona nga Gostivari do të përballen me parashtresa përkatëse pasi e kanë braktisur vendin ndërsa kanë pasur vendime për izolim.

Nga SPB Tetovë informojnë se në kontrollet e djeshme me të cilat janë përfshirë persona të cilëve u është dhënë vendim për izolim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ka pasur shkelje.

“Është konstatuar se Sh.D. (48) nga Senokosi i Gostivarit, H.A: (25) nga Debreshti, L.J. (33) nga Debreshti nuk i kanë respektuar vendimet, gjegjësisht e kanë braktisur shtetin”, theksojnë nga SPB Tetovë.

Pas dokumentimit të plot të rastit kundër tyre do të shtrohen parashtresa përkatëse sipas nenit 206 të Kodit Penal.

Gjatë dy javëve të fundit me parashtresa të tilla janë përballur edhe dhjetëra persona të tjerë, të cilët jetojnë në rrethin e Gostivarit.