Tre persona kanë humbur jetën në përmbysjet në Zelandë të Re, në Ouklend shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Autoritetet në Zelandë të Re sot kumtuan se tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa të paktën një llogaritet i zhdukur në përmbysjet e shkaktuara nga të reshurat e mëdha në Ouklend, qytetin më të madh në vend.

Në rajon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa kryeministri Kris Hipkins, arriti në Ouklend me aeroplan ushtarak.

“Prioritet i ynë është siguria e banorëve të qytetit dhe të kenë qasje deri te shërbimet themelore që u nevojiten”, tha Hipkins.

Dje në Ouklend ka pasur të reshura të shiut që krahasohet me sasinë që bie gjatë tërë verës, kumtoi Instituti meteorologjik.

Të reshurat e kanë bllokuar komunikacionin në autostrada, ndërsa janë vërshuar shtëpi dhe objekte tjera. Qindra njerëz mbetën të ngujuar në aeroportin në Ouklend gjatë natës, pasi u anuluan të gjitha fluturimet, ndërsa disa pjesë të terminalit janë përmbysur.