Travis Scott paditet nga një grua e cila ishte shtatzënë dhe humbi foshnjën në ngjarjen tragjike në “Astroworld”

Travis Scott është goditur me një tjetër padi që rrjedh nga tragjedia e nëntorit 2021 në festivalin “Astroworld”, Houston.

Shanazia Williamson dhe bashkëshorti i saj, Jarawd Owens nga Dyaton, Ohio, pretenduan në një padi të re se fëmija i tyre i pa lindur vdiq si rezultat i turmës duke përfshirë lëndime të tmerrshme dhe përfundimisht vdekjen e foshnjës në bark.

“Përveç kësaj, Shanazia pësoi lëndime në shpatull, shpinë, këmbë, gjoks, stomaku dhe pjesë të tjera të trupit të saj”, thuhet në padi.

Travis Scott (Foto: Getty Images)

Sipas Rolling Stone, padia u ngrit fillimisht më 27 dhjetor 2021.

Për më tepër, vdekja e fëmijës së pa lindur thuhet se nuk u klasifikua nga Instituti i Shërbimeve Ligjore të Qarkut Harris, pasi vdekja ose aborti i supozuar nuk ndodhi në Houston dhe çifti jeton në Ohio.

Mbetet e paqartë se në cilin muaj të shtatzënisë ishte Williamson.

Dokumenti i ri i gjykatës liston tani 11 vdekje pasi më parë kishte raportuar 10.

Tragjedia në “Astroworld” (Foto: Getty Images)

Para dosjes më të re në lidhje me foshnjën e pa lindur, viktima më e re e tragjedisë ishte nëntëvjeçari Ezra Blount.

Të tjerët që vdiqën ishin nga 14 deri në 27 vjeç, shumë prej të cilëve u përmendën në paditë që u ngritën në ditët pas tragjedisë.