Transparenca mesatare aktive e institucioneve në vitin 2022 është 73 për qind
Shkup, 18 gusht – Transparenca mesatare aktive e ministrive, Qeverisë dhe komunave për vitin 2022 është 73 për qind, që është përmirësim për dhjetë pikë procentuale në raport me vitin e kaluar kur ishte 63 për qind, tregon rangimi më i ri i institucioneve sipas indeksit të transparencës aktive, përkatësisht sipas publikimit proaktiv të informatave të karakterit publik të Qendrës për komunikime qytetare.
Rangimi publikohet një herë në vit prej vitit 2016 dhe në të janë përfshirë 98 institucione, përkatësisht Qeveria dhe të gjitha ministritë dhe komunat.
Transparencën e vet aktive këtë vit e përmirësuan madje 81 për qind e institucioneve.
Transparenca aktive e ministrive dhe Qeverisë është 85 për qind, ndërsa e komunave 70 për qind. Për dallim prej vitit të kaluar, ministritë janë përmirësuar për 6 pikë procentuale, ndërsa komunat për 10.
Dy institucione: Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria kanë nga 100 pikë maksimale, përkatësisht i publikojnë të gjitha informatat e parapara nga transparenca aktive.
Më pas vijojnë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me transparencë aktive prej 95,5 për qind, më pas Ministria e Financave – 94,4 për qind, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të gjitha me nga 91,7 për qind transparencë aktive dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me 91,3 për qind.
Transparencë më të vogël aktive kanë Ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive – 54,3 për qind dhe Ministria e Punëve të Jashtme – 60,9 për qind.
Më pas vijojnë Ministria e Transportit dhe lidhjeve – 75 për qind, Ministria e Kulturës – 77,1 për qind, Ministria e Ekonomisë – 81,3 për qind, Ministria e Drejtësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me nga 83,3 për qind dhe Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës me transparencë aktive prej 89,6 për qind.
Nga komunat, tre ndodhen në pozitën e tretë, me 97 për qind përmbushje të obligimeve për publikim të informatave sipas transparencës aktive dhe njëherit janë liderë – Manastiri, Vallandova dhe Karposhi.
Transparencë më të ulët nga komunat kanë Haraçina me 8,7 për qind dhe Zelenikova me 17,4 për qind transparencë aktive.
Mes rajoneve, në vend të parë është Rajoni Juglindor me 84 për qind transparencë aktive, përderisa në vend të fundit është Rajoni i Shkupit me 56 pikë transparencë aktive.
Më së paku informata, edhe ministritë edhe komunat publikojnë për financat, vetëm 56 për qind nga 100 për qind të mundshmet tek komunat dhe 82 për qind nga 100 për qind të mundshmet tek ministritë.
Nga Qendra për komunikime qytetare, informojnë se ndaj kërkesave për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik, komunat mesatarisht janë përgjigjur për 12 ditë, që është përmirësim në raport me vitin e kaluar, kur kjo ishte për 17 ditë. tek ministritë ky afat është 16 ditë dhe nuk ka lëvizje në raport me vitin e kaluar, kur gjithashtu ishte për 16 ditë. Në kuadër të afatit maksimal ligjor prej 20 ditëve janë përgjigjur 93 për qind e institucioneve.

