Tramp dyshohet se nuk ka paguar tatim mbi të ardhurat në vitin 2020

Ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat në vitin e fundit të mandatit të tij dhe raportoi humbje në aktivitetet e biznesit, thuhet në raportin e Komisionit të Kongresit të ngarkuar me zbatimin e hetimit.

Të dhënat e publikuara nga Komisioni i Dhomës së përfaqësuesve, të udhëhequr nga kongresmenë demokratë tregojnë se të ardhurat dhe detyrimet tatimore të Trampit janë luhatur në mënyrë dramatike gjatë katër viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Dokumentet konfirmojnë se Donald Tramp dhe gruaja e tij, Melania, kanë paguar shumë të caktuar taksash gjatë katër viteve të mandatit të Trampit, por kanë minimizuar të ardhurat, duke deklaruar se kanë pësuar humbje biznesi dhe i kanë paraqitur ato për të ulur detyrimet tatimore.

Komiteti i Dhomës së përfaqësuesve vuri në dyshim vërtetësinë dhe legjitimitetin e disa shkurtimeve të taksave, duke përfshirë edhe një ulje prej 916 milionë dollarësh.

Gjatë kohës së mandatit të tij, Tramp ka refuzuar të publikojë deklaratat e tij tatimore, edhe pse të gjithë presidentët e tjerë të SHBA-së, me përjashtim të Riçard Niksonit, kanë përmbushur rregullisht dhe saktë të gjitha detyrimet e tyre tatimore.