Trajtim ekskluziv për flokët tuaj, me çmim të volitshëm / SENER HAIR STUDIO VIP
SENER HAIR STUDIO VIP është një studio parukerie dhe brend i Sener Agushevskit, qê ekziston prej 10 vitesh në tregun tonë.
Sener Agushevski njohuritë dhe përvojën i ka fituar në Zvicër, është trajnuar nga akademitë prestigjioze të Vidal Sassoon dhe Toni & Guy në Londër, Laura Begato në Barcelonë e të tjerë dhe të njëjtën e ka transferuar në sallonin e tij.
Ka marrë pjesë në shumë ngjarje të mëdha, ka mbajtur shumë trajnime përmes të cilave ka bartur njohuritë e tij në vendin tonë dhe jashtë tij.
Zakonet e klasit botëror, aftësia për të planifikuar biznes, dinamizmi dhe dëshira për të përparuar çojnë në një nivel më të avancuar, prodhimin vet të produkteve të kujdesit të flokëve. Të gjitha produktet janë të prodhuara sipas teknologjisë britanike, me standarde të cilësisë ISO.
Linja e parë e kozmetikës profesionale ekziston prej 3 vitesh dhe ka shumë klientë të kënaqur që kanë ndjerë përfitimet e saj. Linja përmban shampo dhe maska flokësh, preparate speciale për kujdesin dhe mbrojtjen e flokëve të lyer, si dhe llakun e flokëve që është më se i nevojshëm.
Në këtë linjë veçohet keratin të cilësisë së veçantë, si dhe formula për rigjenerimin e flokëve Sener Plex.
Nëse flokët tuaj dëmtohen nga ndriçimi afatgjatë, Sener Plex do t’ju lejojë të riktheni forcën e tyre, të riktheni strukturën natyrale të kaçurrelave tuaja ose t’i bëni ato të lëmuara dhe me shkëlqim.
Ky trajtim unik ju lejon gjithashtu të arrini nuancën më të ndritshme të çdo floku, pavarësisht nga ngjyra origjinale. Dëshironi të kaloni nga një brune në një bjonde me vetëm një vizitë në sallon? Nuk ka problem!
Këtë vit Sener Hair Vip Studio krijoi një linjë të re produktesh të dizajnuara për përdorim të përditshëm, familjar me çmime të përballueshme.
Në këtë linjë janë shampoja Garlic Shampoo me ekstrakt natyral hudhre, i cili stimulon rritjen e flokëve dhe maska për kujdesin e flokëve Blond Hair Repair, e cila mbron dhe rigjeneron flokët e të gjitha llojeve.
Avantazhi i kësaj linje është se përfshihen përbërësit e njëjtë cilësorë, por këtu është bërë me një formulë të veçantë dhe në ambalazhe të mëdha, për të plotësuar nevojat e përditshme të konsumatorëve. Mund ta bleni online, në Sener Hair Vip Studio ose në disa nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve.



