Tragjedi në familje, pasi humbi djalin e parë, këngëtarit të famshëm i vdes edhe i dyti
Ngjan si një mallkim. Një tragjedi të vërtetë po përjeton familja e këngëtarit Nick Cave. Djali i tij, Jethro Lazenby, 31 vjeç, vdiq vetëm 2 ditë që ishte liruar nga burgu.
Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë këngëtari: “Me shumë pikëllim njoftoj se djali im, Jethro ka ndërruar jetë. Do ishim mirënjohës nëse ruani privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe”, shkroi ai.
Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e rëndë që ka prekur familjen e Cave. Ai ka humbur edhe djalin tjetër, Arthur, në vitin 2015.
Djali i këngëtarit dhe Susie Bick, i cili në atë periudhë ishte 15-vjeç, ra nga një shkëmb në Ovingdean, afër Brighton.
I riu ra nga një lartësi prej 18 metrash, pasi kishte konsumuar drogë halucinogjene LSD.
Tragjedi në familjen e këngëtarit të famshëm/ I biri
Vdekja e tij frymëzoi dy albume të këngëtarit, Skeleton Tree dhe Ghosteen, si edhe dokumentarin e vitit 2016 “One More Time With Feeling”.
Jethro, i cili erdhi në jetë në vitin 1991 nga martesa e Cave me modelen Beau Lazenby, ishte përballur me probleme të shëndetit mendor për disa vite. Ndërsa në prill, ra në prangat e policinë pasi sulmoi nënën e tij.

