TikTok do të rrisë gjatësinë maksimale të videove në platformë?
Vitin e kaluar, TikTok njoftoi se do të zgjasë gjatësinë maksimale të videove të tij nga një në tre minuta.
Por që nga gushti i këtij viti, gjiganti i mediave sociale ka kryer testime të gjera beta të videove pesë minutëshe për grupe të ndryshme përdoruesish.
Madje, siç raportojnë disa media, ka pasur edhe testime të videove 10-minutëshe me grupe të vogla.
WIRED ka raportuar për disa informacione të dhëna nga përfaqësuesit e TikTok pas anketimit të gati gjysmës së bazës së përdoruesve.
Ajo që zbuloi është se përdoruesit i shohin videot mbi një minutë stresuese për t’u parë. Megjithatë, platforma pesëvjeçare nuk mendon se përdoruesit e saj kanë të drejtë.
Dhe nëse konsumatorët preferojnë video më të shkurtra, pse TikTok do t’i zgjerojë ato?
Siç vlerësohet, motivimet e kompanisë janë qartësisht për rritjen e të ardhurave.
Kjo pasi që me videot më të gjata do të thotë që mund të shiten më shumë reklama.